Dekompozimi i Mbetjeve Organike nga Restorantet në Tiranë
Restorantet e Tiranës gëlojnë me aktivitetin e tyre dhe gjenerojnë një sasi të konsiderueshme mbetjesh organike, duke shtuar presionin mbi infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe shëndetin publik. Mungesa e një sistemi të përshtatshëm për kompostim ndikon në ndotjen e mjedisit dhe humbjen e burimeve natyrore.
Projekti synon të adresojë një çështje jo të vogël mjedisore dhe shëndetësore duke përmirësuar menaxhimin e mbetjeve organike në restorante. Kjo do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit dhe ambientit, duke krijuar një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm për banorët dhe turistët e Tiranës. Këtë projekt e mbështet bashkia e Tiranës dhe zbaton shoqata jonë “Shtëpia e Gjelbër”
NDIKIMI NË AMBJENT
Mbetjet organike që nuk menaxhohen si duhet kontribuojnë në ndotjen e ajrit dhe ujit. Sipas një raporti të Bankës Botërore, mbetjet organikeqë çohen në landfill kontribuojnë në emetimin e metanit, një gaz me efekt të madh serrë.
SASIA E MBETJEVE
Në Shqipëri, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT), mbetjet organike përbëjnë rreth 40% të mbetjevetotale që gjenerohen nga sektori i shërbimeve dhe familjet. Në Tiranë, kjo sasi është e konsiderueshme dhe e ndikuar nga numri i lartë i restoranteve dhe aktivitetetve të tjera.
PROBLEMET SHËNDETËSORE
Rreziku Shëndetësor: Mbetjet organikeqë përfshihennë mbetje të tjera mund të shkaktojnë sëmundjeinfektive. Një raport nga OrganizataBotërore e Shëndetësisë (OBSH) sugjeron se mbetjet e padëshiruara në ambient mund të kontribuojnë në përhapjen e infeksioneve bakterialedhe virale.
PROBLEMET AMBIENTALE
Ndikimi në Hapësirat Urbane: Sipas një studimi të Komisionit Evropian, mbetjet që nuk menaxhohensi duhet kontribuojnë në ndotjen e ujërave dhe ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës urbane.