Restorant Dollia 2
Restoranti “Dollia 2” ka filluar një iniciativë të re për të mbështetur mjedisin, duke përdorur kompostimin e mbetjeve organike. Ky hap i rëndësishëm synon të zvogëlojë ndikimin e mbeturinave në natyrë dhe të kontriubojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Të gjitha mbeturinat organike që krijohen gjatë procesit të gatimit dhe shërbimit të ushqimit, tani grumbullohen dhe kompostohen për t’u kthyer në pleh natyral, i cili mund të përdoret për të mbështetur kulturat bujqësore. Kjo iniciativë është një shembull i angazhimit të restorantit për një biznes më të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin, duke inkurajuar vizitorët të bëhen më të vetëdijshëm për rëndësinë e riciklimit dhe ruajtjes së burimeve natyrore.